Connect with us

Futboll

VIDEO: Vázquez fenomenal, tërboi “Djajtë e kuq” me këtë driblim

Lucas Vázquez i ka befasuar të gjithë me një driblim fantastik që ka bërë në finalen e Superkupës së Evropës, Real Madrid-Manchester United. Mesfushori madrilen luajti vetëm pak minuta nga fundi në Shkup, por i mjaftuan për të dhuruar magjinë e tij.

Në episodin që mund të shihni në këtë video, 26-vjeçari fillimisht duket sikur e humb kontrollin e topit, por jo. Ai e zotëron sferën dhe e çon ku të dojë, duke dribluar edhe yllin Paul Pogba.

Kësaj i thonë të “djegësh”” 105 milionë euro!

Vázquez arrin edhe të pasojë shokun e tij të skuadrës, Marco Asensio, i cili gjuan, por portieri David De Gea e ka të lehtë për ta pritur topin. Shkurt, aksion prej fenomeni. Zinedine Zidane duhet të besojë më shumë te ky lojtar, i cili kurrë nuk ankohet, por vetëm mrekullon me shpejtësinë dhe klasin e tij.

 

Më shumë nga Futboll