Connect with us

Futboll

VIDEO | Xavi ka gjetur lojtarin, i cili ka ADN-në e Barcelonës

Te Nice luan një lojtar spektakolar me emrin Jean Seri, i cili ka gjithçka që duhet për të veshur fanellën e Barcelonës. Këtë “zbulim” e ka bërë legjenda e futbollit spanjoll, Xavi Hernandez, sipas të cilit mesfushori ka “ADN-në e Barçës”.

Performancat fantastike që 26-vjeçari ka bërë sezonin e kaluar në Ligue 1, duke ndihmuar skuadrën e tij për të arritur vendin e tretë në renditje, kanë fituar vëmendjen e ish-kampionit të botës. Lojtari nga Bregu i Fildishtë këtë verë është lidhur me disa skuadra të mëdha, si për shembull Arsenal dhe PSG.

“Kur më thanë se një lojtar i Nice-s quhej ‘Xavi afrikan’, e ndoqa me kujdes. Pashë disa ndeshje dhe video të tij. Nuk e njihja, por u shtanga. Nuk jam mësuar të shoh kaq shumë talent në mesfushë. Pasime të shkurtra, pasime të gjata, inteligjencë taktike, personalitet, organizim loje, ai pasim i fundit magjik… o nëne! Ai do t’ia dilte shumë mirë te Barça! Mund të luajë kudo në mesfushë, është fantastik. Pa ngurrim, mund të them se ai ka atë që ne quajmë ‘ADN-në e Barçës'”, – është shprehur Xavi në “Eurosport”.

Duke marrë parasysh moshën e tij, Seri nuk është ndonjë lojtar, për të cilin mund të thuash se do të jetë Paul Pogba i ri. Nice, gjithsesi, për të kërkon rreth 40 milionë euro. A janë shumë? Ndoshta, por me këtë treg të çmendur të viteve të fundit…

Më shumë nga Futboll