Futboll

VIDEO/Egjipti në Botëror pas 28 vjetësh: shpërthen në lot komentatori

Është festë e madhe në Egjipt, i cili të dielën u kualifikua në “Rusi 2018” pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj Kongos. Një sukses që erdhi në minutën e 95′ falë një penalltie të shndërruar në gol nga Salah, autor edhe i golit të parë. Rrjeta e lojtarit të Liverpool-it, i cili i dhuroi kualifikimin Egjiptit në Botëror, pas një mungese 28-vjeçare, ka bërë të shpërthejë entuziazmi i rreth 80 mijë tifozëve të pranishëm në Borg El Arab Stadium. Nuk i ka përmbajtur dot emocionet as komentatori i ndeshjes i cili ka shpërthyer në lot ndërsa një popull i tërë festonte arritjen e skuadrës së Hector Cuper.

Më shumë nga Futboll