RUSI 2018

Videoja që po çmend Italinë, Ventura parashikoi gjithçka në 2009-ën

Ata që prisnin dorëheqjen e tij menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Itali-Suedi, ndeshja që ka përjashtuar Italinë nga Botërori i ardhshëm, ka mbetur i zhgënjyer. Giampiero Ventura ka marrë kohë, në pritje për t’u këshilluar me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Taveçhio, një tjetër që ka vendosur gjithashtu të marrë kohë. Pas konferencës për shtyp ku i ka kërkuar falje italianëve për rezultatin negativ, trajneri i Italisë, në një video me gazetarët e “Le Iene”, ka pranuar se do të jepte dorëheqjen, por më pas ka përgënjeshtruar gjithçka.

Por tani ka filluar të qarkullojë në internet një video, e realizuar në 2009-ën, me protagonist Giampiero Ventura. Në videon në fjalë, trajneri i “axurrëve”, në atë kohë në drejtim të Bari-t është në studiot e stacionit televiziv “Antenna Sud” për t’iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve. Një nga pyetjet ka qenë nëse do të donte që një ditë të bëhej trajner i Italisë. Përgjigja e tij është ironike dhe emblematike: “Unë, trajner i Italisë? Do të duhej të arrestoheshin të gjithë ata të federatës…”.  Një video kjo që merr një domethënie të veçantë pas dështimit kolosal të ekipit të Ventura-s. Një dështim, i parashikuar nga vetë trajneri.

Më shumë nga RUSI 2018