Premier League

Video: Liverpool përmbys Burnley me një magji të Emre Can

Liverpool ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionatin anglez pasi ka mundur me rezultatin 2-1 skuadrën e Burnley. Një fitore që nuk ka qenë aspak e lehtë për lojtarët e Jurgen Klopp, të cilëve u është dashur të përmbysin golin e disavantazhit të pësuar në minutat e para të ndeshjes. Pas tri pikëve të marra sot Liverpool është ngjitur në kuotën e 55 pikëve, por vazhdon të mbetet në vendin e katërt, dy më pak se Manchester City dhe Tottenham, që kanë respektivisht nga 56 pikë, por një ndeshje më pak se “Të Kuqtë”.

Liverpool ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionatin anglez pasi ka mundur me rezultatin 2-1 skuadrën e Burnley. Një fitore që nuk ka qenë aspak e lehtë për lojtarët e Jurgen Klopp, të cilëve u është dashur të përmbysin golin e disavantazhit të pësuar në minutat e para të ndeshjes. Pas tri pikëve të marra sot Liverpool është ngjitur në kuotën e 55 pikëve dhe vazhdon të mbetet në vendin e katërt, dy më pak se Manchester City dhe Tottenham, që kanë respektivisht nga 56 pikë, por një ndeshje më pak se “Të Kuqtë”.

Takimi i zhvilluar në “Anfield” është zhbllokuar pas vetëm shtatë minutash lojë kur Barnes ka kaluar në avantazh miqtë. Një pasim i dhënë nga Lowton ka kapur në befasi mbrojtjen vendase dhe është shfrytëzuar në mënyrën e duhur nga sulmuesi i Burnley. Ky ka qenë dhe goli i parë që Liverpool ka pësuar në shtëpi brenda dhjetë minutave të para të një ndeshje të Premier League që nga gushti i 2015-ës. Miqtë kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në minutën e fundit të pjesës së parë kur Wijnaldum ka gjetur golin e barazimit me një goditje të saktë brenda zonës së rreptësisë pas një krosimi të dhënë nga Origi.

Në minutën e 61-të Liverpool ka kompletuar përmbysjen me një gol të mrekullueshëm nga Emre Can, i cili ka mposhtur portierin e Burnley me një goditje të fortë dhe të saktë nga distanca, duke fiksuar shifrat në 2-1 pasi rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund të ndeshjes. Skuadra e Klopp nuk bënte dy fitore radhazi në Premier League që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe tri pikët e marra sot duhet t’i bëjnë mirë moralit të ekipit që fundjavën e ardhshme do të zhvillojë një sfidë delikate kundër Manchester City-it në transfertë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Premier League