Futboll

Vidoviç firmos dhe prezantohet te Partizani

Marko Vidoviç është tashmë përforcimi i radhës për 15-të herë kampionët e vendit. Pasi është vëzhguar nga stafi teknik përgjatë qëndrimit të tij në skuadër , mbrojtësi 27-vjeçar ka bindur me paraqitjen e tij, duke arritur marrëveshjen me të kuqtë. Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar sot kontratën 1-vjeçare me klubin e Partizanit dhe tashmë do të jetë i gatshëm për trajnerin Starova, duke filluar nga takimi i radhës ndaj Flamurtarit, që do të luhet nesër në orën 20:00 në stadiumin “Qemal Stafa”. Duket se Partizani në fundin e merkatos është skuadra më aktive, duke “blinduar” çdo rol, me nga 2 dhe 3 alternativa.

partizani

Malazezi Marko Vidovic në stërvitje me Partizanin

Marko Vidoviç është 27 vjeç dhe i gjatë 1.78 metra. Pozicioni i tij është mbrojtës i majtë. Në karrierën e tij ka luajtur me Hajduk Beograd, Buduçnost, Anorthosis Famagusta, Levski Sofje, Honved, Eger, Spartak Subotica, Tiraspor. Ka luajtur dhe pesë ndeshje me kombëtaren U-21 të Malit të Zi. Mbetet për t’u sqaruar e ardhmja e Dario Jertec, që edhe ky ka qenë në stërvitje ashtu si Vidoviç. Jertec, 28 vjeç dhe i gjatë 1.81 metra, luan në rolin e mesfushorit. Ai është aktivizuar me Nk Cakovec, Varteks të Varazhdinit, Dinamon e Zagrebit, Rijekën, Al-Fasalin, Kadsian, Al-Taulon dhe Hajer. Madje ka luajtur tetë ndeshje me kombëtaren U-21 të Kroacisë.

[total-poll id=73265]

Më shumë nga Futboll