Kampionati Shqiptar

Viktor Kuka braktis Prishtinën, firmos me Teutën

Viktor Kuka, i datëlindjes 1990, që luan në pozicionin e mbrojtësit, ka nënshkruar me Teutën e Durrësit për sezonin e ri. Lojtari në fjalë ishte prej kohësh në kontakte me klubin durrsak, por së fundi ka bërë realitet marrëveshjen me presidentin Edmond Hasanbelliu.

Viktor Kuka, i datëlindjes 1990, që luan në pozicionin e mbrojtësit, ka nënshkruar me Teutën e Durrësit për sezonin e ri. Lojtari në fjalë ishte prej kohësh në kontakte me klubin durrsak, por së fundi ka bërë realitet marrëveshjen me presidentin Edmond Hasanbelliu. Pra, Kuka është lojtari i radhës që i shtohet “armatës” së drejtuar nga Gugash Magani. “Djemtë e detit” duket se do të ndryshojnë fytyrë në sezonin e ri, duke e lënë pas krahëve stërmundimin për të mbijetuar në Superiore, çka e arritën në ndeshjen e parafundit të kampionatit të shkuar, me Apoloninë.

Viktor Kuka

Mbrojtësi Viktor Kuka lë Prishtinën për t’u transferuar te Teuta e Durrësit

Mësohet se Viktor Kuka ka firmosur kontratë 2-vjeçare me bregdetarët durrsakë. Gjatë karrierës së tij, kjo është lëvizja e parë jashtë Kosovës. Kuka ka luajtur me Prishtinën, ndërsa sezonet e fundit ka spikatur me skuadrën kryeqytetase. Sa i përket rolit në fushën e lojës, ai aktivizohet si mbrojtës i djathtë. Një futbollist ambicioz, që nuk e superoi dot mbetjen duarthatë te Prishtina, ndaj edhe vendosi t’i përgjigjet pozitivisht ofertës së një klubi nga Shqipëria, konkretisht Teuta.

Nuk mund të isha i kënaqur te Prishtina pas sezonit të fundit, sepse nuk fituam dot asnjë trofe. Ne gjithmonë kemi luftuar për tituj, ndaj, pasi e mbyllëm sezonin e shkuar duarthatë, normalisht që isha i pakënaqur. Tani do të provoj një eksperiencë të re në Shqipëri, ku kam shumë besim se do ta dëshmoj veten. Do të jap gjithçka për Teutën dhe përmes saj do të mundohem të katapultohem në Europë. Ky është synimi im profesional,” – deklaroi Kuka.

 

Vendosa të firmos me Teutën, sepse më pëlqeu projekti ambicioz i këtij klubi dhe kushtet e ofruara. Do të jap maksimumin dhe shpresoj t’i arrijmë objektivat: shkuarja në Kupat e Europës dhe fitimin e Kupës së Shqipërisë. Kampionatin e Shqipërisë nuk e njoh edhe aq mirë, por kam dëgjuar se është shumë më i fortë se ai i Kosovës.”

[total-poll id=41778]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar