Connect with us

Moto GP

Vinales dominon provat e lira në Austin, zhgënjen Rossi

Në pistën e Austin është zhvilluar sot pasdite sesioni i parë i provave të lira në Moto GP, të vlefshme për Çmimin e Madh të Amerikës, garë që zhvillohet të dielën në mbrëmje (starti ora 21:00). Piloti spanjoll Maverick Vinales me Yamaha ka dhënë kohën më të shpejtë në pistë, 2’04”923, duke u konfirmuar si piloti i momentit. Pas dy fitoreve në dy garat e para, Vinales (Yamaha) synon të arrijë një triumf edhe në Amerikë. Ai ishte piloti i vetëm që zbriti nën 2’05”, çka konfirmon se është në formë dhe favoriti kryesor edhe për garën e radhës në Austin.

Nga starti i nje gare ne Moto GP

Me 6 të dhjetat më shumë, në vendin e dytë u rendit Marc Marquez me Honda, kampioni i botës në fuqi, që la pas italianin Andrea Dovizioso me Ducati. Zhgënjen piloti tjetër italian Valentino Rossi, që me motorin tjetër Yamaha u rendit në vendin e tetë, gati 1.5 sekonda më i avashtë se shoku i skuadrës. Ndërsa para tij u klasifikua Jorge Lorenzo me Ducati, por të dy ishin shumë larg me kreun. Nesër në mbrëmje do të zhvillohet provat zyrtare në pistën e Austin, të vlefshme për “pole position”, por duket se Vinales po projektohet drejt një tjetër triumfi në Moto GP.

Më shumë nga Moto GP