Moto GP

Vinales fiton titullin nëse përballon presionin

Spanjolli i Honda, Dani Pedrosa, një nga veteranët e Moto GP, ka pranuar sot se patrioti i tij Maverick Vinales, por që garon me Yamaha, do të jetë favoriti kryesor për titullin kampion këtë sezon. Testet dimërore e kanë konfirmuar këtë fakt, pasi Vinales ka qenë më i shpejti në pistë, duke mos patur probleme me Yamaha edhe pse është në sezonin e parë me motorin japonez. Botërori nis më 26 mars, ndaj Pedrosa mezi pret të shohë se si do të sillen pilotët në garën e parë sezonale. “Jam i emocionuar, pasi mezi pres të nisë ky Botëror, që e shoh shumë interesant. Ka shumë rivalitet, shumë paqartësi dhe kjo ka për ta bërë të bukur Botërorin”, tha Pedrosa.

Spanjolli i Honda, Dani Pedrosa, një nga veteranët e Moto GP

Pretendentët për titull janë ata të zakonshmit, por këtë vit është edhe enigma “Vinales”. Ai ka hyrë fuqishëm mes kandidatëve, madje duket favoriti, por gjithçka varet nga ai. Është i ri, ka një motor kampion dhe duhet të kuptojmë se si do ta përballojë presionin në pistë. Është ndryshe kur fiton një garë rastësisht dhe ndryshe kur je i detyruar të fitosh, ndaj mbetet për t’u parë se si do të reagojë. Gjatë testeve ishte i shpejtë, por gara gjithnjë është ndryshe. Edhe Honda është pretendente dhe nuk heqim dorë”, u shpreh Dani Pedrosa.

Më shumë nga Moto GP