Moto GP

Vinales: Jam i karikuar, dua titullin që sezonin e parë me Yamaha

Maverick Vinales synon titullin e parë kampion në karrierën e tij në Moto GP dhe këtë gjë synon ta arrijë që këtë sezon të parë me motorin Yamaha, që i ka dhënë mundësi të jetë kompetitiv në pistë. Piloti spanjoll ka 5 pikë më prak në renditje nga patrioti i tij me Honda, Marc Marquez, ndaj Vinales shpreson se deri në fund mund t’ia dalë mbanë. “Këto pushime ishin të rëndësishme për të rikarikuar bateritë dhe për të qenë gati për pjesën e dytë të sezonit. Kampionati nisi mirë, por bëra disa gabime dhe këto situata ndërlikuan disi Botërorin. Megjithatë, jam mes kryesuesve dhe kjo më jep mundësi të dueloj për titullin”, dha Vinales.

Piloti spanjoll Maverick Vinales

Pas një muaji pushim, Botërori rikthehet të dielën e ardhshme në pistën çeke të Brno me Vinales që kërkon të jetë protagonist. Ai e di që rivaliteti është i madh, duke nisur nga ai brenda skuadrës me italianin Valentino Rossi. “Nuk ka për të qenë e lehtë, pasi Rossi, marquez, Dovizioso apo ndonjë tjetër do të kërkojnë fitoren e titullit ashtu si unë. Por kam një motor të shpejtë dhe jam i bindur se nëse jam më i kujdesshëm në pistë, duke qenë më konstant dhe të grumbulloj më shumë pikë se në pjesën e parë të sezonit, mund t’ia dal mbanë të fitoj titullin”, deklaroi sot Maverick Vinales.

Më shumë nga Moto GP