Connect with us

Moto GP

Vinales: Nuk e kuptova garën e fundit, duhet të jem më agresiv

Maverick Vinales ka mbetur i zhgënjyer nga gara e fundit në Barcelonë, duke u renditur në vendin e dhjetë, por vazhdon të ruajë kreun e Moto GP. “Patëm shumë probleme me gomën e pasme, sidomos në pjesën e drejtë, ku humbisnim terren ndaj rivalëve”, tha Vinales, që shrpehet se ende nuk arrin të jetë kompetitiv në çdo garë me motorin e tij Yamaha. “Problemi nuk është absolutisht motori. Në dy garat paraardhëse jam ngjitur në podium, ndërsa në Spanjë dola i dhjeti, ndaj mendoj se gomat ndikuan në këtë garë”, u shpreh më tej Vinales.

Piloti spanjoll Maverick Vinales

Piloti spanjoll shprehet se në garat pasuese do të jetë më agresiv në pistë, për të kërkuar fitoren dhe për të ruajtur kreun e renditjes. “Rezultate si ky i fundit në Spanjë të detyrojnë që të jesh agresiv në çdo pistë. Kur jep 100% në pistë dhe renditesh i dhjeti nuk kupton asgjë nga ajo që ka ndodhur. Ndrkohë që testet e zhvilluara këtu në Montmelo të hënën treguan se jemi sërish të shpejtë”, tha Vinales, që këtë sezon në Moto GP ka arritur tri fitore.

 

Më shumë nga Moto GP