Merkato

Vincenzo Montella do “objektin misterioz” të kuqezinjve

Pas Wolverhampton, Valencia dhe Monaco, ka dalë një ekip tjetër që interesohet për Andre Silva, sulmuesi i Milan. Siç ka bërë të ditur “Marca”, Sevilla e Vincenzo Montella, i cili nuk e aktivizuar shumë kur ishte te kuqezinjtë, po mendon për ish-yllin e Porto-s. Por në fillim duhet arritur një objektiv.

Për shkak se e ka paguar 40 milionë euro në verë, Milan nuk ka ndërmend të dalë me humbje nga një shitje e mundshme e Silva-s. Duke parë koston e lartë të operacionit, Sevilla duhet të kualifikohet në Champions League për të siguruar fondet e nevojshme për ta blerë.

Një Champions që për momentin është 7 pikë larg dhe të shtunën do të luhet përballja direkte me Velancia-n, skuadra që mban vendin e katërt. Një pretendente më shumë për Andre Silva, objekti misterioz i Milan.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato