Futboll

“Vinicius është futbollist i Real Madrid, kushtoi 45 mln euro”

Vinicius Junior është me kuptim të plotë një futbollist i Real Madrid. Kështu e ka përshkruar në portalin e tij ish-presidenti i Flamengos, Kleber Leite, transaksionin që është nënshkruar nga të dy klubet për adoleshentin brazilian. “Pasi isha disi mbrapa në përditësimin me informacionin dhe lajmet, u surprizova nga disa prej gjërave që lexova, pashë dhe dëgjova. Për shembull, disa persona po thonin se Vinicius Junior ka rinovuar kontratën e tij dhe se tani është pranë kalimit te Real Madrid. Miq, Vinicius Júnior nuk është pranë Real Madrid. Ai tashmë është një futbollist i Real Madrid”, shkroi Leite.

 Rezultate imazhesh për vinicius junior neymar

“Nuk është rastësi fakti që klauzola për transferimin e Vinicius në një klub të huaj është rritur nga 30 milionë në 45 milionë euro dhe për çudi kjo është shumëa e saktë që Real Madrid do të duhet t’i paguajë klubit të Flamengos në këste, të cilat do të nisin të disbursohen në kasafortat e klubit brazilian që nga ky moment, për të vijuar dhe ezauruar deri në momentin kur futbollisti do të bashkohet fizikisht me klubin spanjoll të Real Madrid”, zbuloi më tej ish-presidenti i Flamengo, Kleber Leite.

Rezultate imazhesh për vinicius junior neymar

Më shumë nga Futboll