Futboll

Juve fillon vitin me rekord në Seria A, kalon me lehtësi Bologna-n

Juventus vazhdon ecurinë pozitive në Seria A duke mundur me lehtësi Bologna-n me rezultatin e pastër 3:0. Rivalët e Zonjës me siguri që kanë shpresuar që ekipi i Alegri-t të linte disa pikë rrugës teksa pas humbjes së papritur me Genoan kishin disa ndeshje të vështira radhazi me Atalanta, Torino dhe Roma por Bardhezinjtë i kanë fituar të tria dhe tani vjen fitorja e katërt radhazi në kampionat.

Juventus ka vendosur një rekord të ri në Seria A, duke fituar 26 ndeshje radhazi brenda në shtëpi. Ky është një rekord absolut që vetëm Zonja e Vjetër mund ta vendosë në kampionatin italian. Juve vazhdon ecurinë pozitive në Seria A duke mundur me lehtësi Bologna-n me rezultatin e pastër 3:0. Rivalët e Zonjës me siguri që kanë shpresuar që ekipi i Alegri-t të linte disa pikë rrugës teksa pas humbjes së papritur me Genoan kishin disa ndeshje të vështira radhazi me Atalanta, Torino dhe Roma por Bardhezinjtë i kanë fituar të tria dhe tani vjen fitorja e katërt radhazi në kampionat.

Megjithëse nga jashtë duket sikur ekipi ka probleme të brendshme, që lindën pas humbjes kundër AC Milan në Superkupën Italiane, ekipi dukej harmonik në fushën e lojës dhe mungesa e Evra, i cili pritet të largohet nga Juve, nuk ra në sy teksa torinezët vazhduan marshimin e tyre drejt titullit kampion.

Ndeshja nuk u vu në dyshim për asnjë moment nga vendasit teksa Gonzalo Higuain nuk i duhen shumë minuta për të gjetur golin e parë të takimit teksa në minutën e 7’ zhbllokon rezultatin pasi merr një pasim të bukur nga Pjanic dhe me kurriz nga porta kundërshtare zhyt topin në rrjetë.

I gjithë “Juventus Stadium” feston pasi euforia e ekipit duket qartë. Pak para se të përfundojë pjesa e parë është Dybala ai që dyfishon rezultatin duke mundur portierin mik nga pika e bardhë e penalltisë, duke fshirë kështu edhe hijet e penalltisë së humbur kundër Milan në Superkupë.

Gjatë pjesës së dytë djemtë e Allegrit vazhduan të sulmojnë pa mëshirë duke kërkuar të thellojë më tej rezultatin. Hiaguain iu deshën pak a shumë aq minuta sa në pjesën e parë për të shënuar dopietën e tij pas një krosi të Lchtensteiner ai ndodhet brenda zonës i pa markuar dhe me kokë godet fuqishëm duke siguruar fitoren.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Futboll