Formula 1

Vitin tjetër starton Formula 1 për femra, nis seleksionimi i piloteve të talentuara

Një kampionat i ri në garat e automobilizimit pritet të nisë vitin 2019, një Botërori i Formula 1 për femra, ku pritet të marrin pjesë pilotet më të talentuara që vijnë nga kategoritë e “vogla” të garave të automobilizmit për meshkuj (Formula 2, Formula 3, Formula 4). Kjo nismë e re po drejtohet nga një ish-pilot i Formula 1, britaniku David Coulthard dhe inxhinieri i Red Bull, Adrian Newey.

Për këtë kampionat është vendosur një fond prej 1.5 milionë dollarësh dhe pritet të marrin pjesë 18-20 pilote, të cilat do të përzgjidhen në bazë të rezultateteve që ato kanë arritur deri më tani në kampionatet përkatëse. Për fituesen e Botërorit të Formula 1 për femra do të vihet në dispozicion një shumë prej 500 milionë dollarësh e kështu me radhë, deri në vendin e fundit.

Organizatorët synojnë që të zhvillojnë një Botëror me 6 gara, me nga 30 minuta secila, në disa nga pistat më të mira në Europë, me idenë që në të ardhmen garat të zhvillohen edhe në Amerikë, Australi dhe Azi. Vitet e fundit janë disa pilote femra që janë afruar pranë Formula 1 aktuale, kryesisht si pilote kulaudatore, pa patur mundësi të zhvillojnë në një garë të vërtetë.

Më shumë nga Formula 1