Çiklizëm

Viviani bën “poker” në Xhiro, Yates mbron fanellën rozë të liderit

Çiklisti italian Elia Viviano ka korrur sot suksesin e katërt në Xhiron e Italisë, duke fituar etapën e 17-të të edicionit të 101-të të turneut italian të biçikletës. Edhe pse kushtet atmosferike sot ishin të vështira, për shkak të nujë shiu që përfshiu çiklistët në shumicën e garës, Viviani arriti të tregohet më i shpejtë se kolegët, duke fituar me sprint, pas 3h19’57”. Në vendin e dytë sot u klasifikua irlandezi Sam Bennett, ndërsa në të tretin italiani tjetër Niccolo Bonifazio.

Edhe pse pati mjaft shkëputje gjatë garës, çiklistët mbërritën në grup në fundin e etapës dhe, për pasojë, asnjë ndryshim në krye  të saj, ku vazhdon të qëndrojë britaniku Simon Yates, që ruan avantazhin prej 56 sekondash ndaj Tom Dumoulin (i dyti). Çiklisti shqiptar Eugert Zhupa u klasifikua i 139-ti në etapën e sotme, duke mbërritur në finish pas 10 minutash, ndërsa në renditjen e përgjithshme qëndron i parafundit (vendi i 157-të), me gati 4 orë pas liderit të Xhiros.

Më shumë nga Çiklizëm