RUSI 2018

Vjen lajmi që priste një Itali e tërë: “Nesër zyrtarizohet gjithçka”

Jehona e dështimit të bujshëm të Italisë nuk është shuar akoma, me “axurrët” që nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi.

Kështu, pas shkarkimit të trajnerit Ventura, të gjithë kanë kërkuar me ngulm edhe largimin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio. I futar në emisionin italian “Che tempo che fa”, presidenti i Komitetit Olimpik të Italisë, Malago, ka zbuluar:

“Nga informacionet që kam, të hënën Tavecchio do të japë dorëheqjen. Uroj që ta bëjë një gjë të tillë”. Por, sipas “Sky Sport”, numri një i federatës italiane nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm që të pritet dita e nesërme.

Më shumë nga RUSI 2018