Argetim

Vjen në jetë tifozi më i ri i Partizanit, mesfushori bëhet baba për herë të parë

Jeta profesionale po i shkon shumë mirë mesfushorit të Partizanit, Ardit Hila.

Ekipi i tij, shihet si një ndër pretendentët më të fortë për të fituar kampionatin, ku kritikët në përfundim të çdo ndeshjeje vlerësojnë lojën e të kuqve në fushë.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Por, të njëjtën gjë mund ta themi edhe për jetën e tij personale. Hila me shumë mundësi mund të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Kastriotit, pasi futbollisti është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e bukur  e ka dhënë vetë mesfushori, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook. Bashkangjitur fotos të këmbëve të vogla të vogëlushit, Hila na ka zbuluar edhe emrin e fansit më të ri të Partizanit: ai quhet Troi.

Ky postim i futbollistit ka marrë dhjetëra pëlqime dhe komente nga miqtë e tij virtual.

Më shumë nga Argetim