Futboll

Vjen shkarkimi i parë në Serinë A, ja trajneri që largohet nga detyra

Pas 8 javësh kampionat, vjen shkarkimi i parë i një trajneri në Serinë A. Ai është Massimo Rastelli, që nga dita e sotme nuk është më trajner i skuadrës së Cagliari. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i klubit “sard” Tomasso Giulini, që ia ka komunikuar përmes telefonit largimit nga detyra trajnerit. Pas humbjes 3-2 ditën e diel ndaj Genoa, në fushën e tij, presidenti i klubit pat kërkuar 36 orë kohë për të vendosur për të ardhmen e trajnerit, që vinte pas 4 humbjesh radhazi në kampionat.

Trajneri i Cagliari, Massimo Rastelli

Këtë të diel, skuadra e Cagliarit do të luajë në stadiumin “Olimpico” ndaj Lazio dhe në stol mund të ulen Oddo ose Iachini, që janë në “pole position”, por dy emra të tjerë që qarkullojnë janë ato të Reja dhe Guidolin. Pa harruar faktin se skuadra mund të drejtohet ditën e diel nga trajneri i ekipit të të rinjve, Mario Beretta. Këtë sezon, skuadra e Cagliari ka vetëm 6 pikë në kampionat (vendi i 14-të), 2 fitore e 6 humbje, katër nga të cilat radhazi, që kanë sjellë edhe protestat e tifozerisë.

Më shumë nga Futboll