Connect with us

Bundesliga

Vlerat e fundit në Bundesligë; Müller pëson rënie, “fluturon” Werner

Vlerat e fundit në Bundesligë; Müller pëson rënie, “fluturon” Werner

Sajti i specializuar për vlerën në treg të futbollistëve, “Transfermarkt”, ka përditësuar të dhënat për Bundesligën dhe ka servirur jo pak surpriza.

Ylli i RB Leipzig-ut, Timo Werner, ka pësuar rritjen më të madhe këtë herë. Sulmuesi gjerman nuk vlen më 16 milionë euro, por 25 milionë! Shoku i tij i skuadrës, Emil Forsberg, gjithashtu vlen më shumë se parë. Nga 7 milionë euro, suedezi tani mund të shitet për 22 milionë.

Bayern do Ronaldon? Ja reagimi i klubit

Humbësit më të mëdhenj janë tre lojtarë të Bayern-it. Thomas Müller, i cili sezonin e kaluar ka luajtur shumë pak dhe ka shënuar vetëm pesë gola në kampionat, nga 60 milionë euro tani vlen 50 milionë. Renato Sanches ka humbur gjithashtu pikë, teksa vlera e tij aktuale është 22 milionë euro, 8 më pak se para disa muajsh. Për shkak të moshës, edhe Manuel Neuer ka rënie në vlerë. 31-vjeçari nga 45 milionë tani kushton 40 milionë euro.

Për më shumë lajme nga Bundesliga, klikoni këtu!

 

 

Më shumë nga Bundesliga