Connect with us

Kampionati Shqiptar

Vllaznia apo Partizani? Ja çfarë tregojnë statistikat

Vllaznia-Partizani është kryesfida e javës së 29-të të Superiores, e cila do të ulë siparin e këtij “stacioni” të kampionatit.

Vllaznia-Partizani është kryesfida e javës së 29-të të Superiores, e cila do të ulë siparin e këtij “stacioni” të kampionatit. Dy skuadra me mjaft traditë dhe emër, që do të përballen të dielën, në orën 19:00, në “Loro Boriçi”. Të kuqtë duan të mos lëshojnë terren në krye të renditjes, duke dalë me tri pikë nga kjo transfertë, ndërsa shkodranët të vijojnë ecurinë e paraqitjeve të mira dhe rezultative, çka i ka afruar ndjeshëm me vendin e katërt, ose e thënë ndryshe me zonën europiane. Në fakt, veç dy skuadrave në fjalë, sy e veshë nga kjo përplasje do të jenë edhe rivalë të tjerë për titull, si Kukësi dhe Skënderbeu, që do t’i luajnë sot ndeshjet e tyre respektive, ndërkohë që presin ndonjë “asist” nga kuqeblutë e Armando Cungut. Sezonin e shkuar, siç e tregojnë shifrat, Vllaznia ka qenë një “mace e zezë” për “demat”, të cilët, madje, në masë të konsiderueshme i largoi nga titulli.

Një fakt i tillë dihet, pranohet dhe deklarohet nga lojtarët aktualë të Partizanit, që bëjnë thirrje për përqendrim e vigjilencë maksimale. “Telesport.al” bëri një gjurmim të përplasjeve të këtyre dy skuadrave prej vitit 2013 (26 tetor) e deri më sot, referuar periudhës kur Partizani është rikthyer në Superiore, pas degdisjes në kategoritë inferiore në kohën e presidentit Albert Xhani. Në konsideratë kemi marrë sfidat për kampionat (14) dhe Kupë (2), që në këtë “segment kohor” janë 16. Nga këto, 7 herë kanë fituar të kuqtë, 6 herë është nënshkruar barazimi, ndërsa 3 herë ka fituar Vllaznia. Pra, “demat” janë më superiorë, ashtu si edhe në golaverazh, me raportin 15-8. Më poshtë, në mënyrë tabelare, po ju paraqesim rezultatet e dueleve mes këtyre dy skuadrave, në periudhën e cituar më lart:

…………………………………………………………………………………………………………………………………….

05/02/17 SUP Partizani 2 – 1 Vllaznia
20/11/16 SUP Vllaznia 1 – 1 Partizani
12/09/16 SUP Partizani 0 – 0 Vllaznia
17/04/16 SUP Partizani 3 – 0 Vllaznia
13/02/16 SUP Vllaznia 1 – 1 Partizani
23/11/15 SUP Partizani 1 – 0 Vllaznia
13/09/15 SUP Vllaznia 1 – 2 Partizani
17/05/15 SUP Partizani 1 – 0 Vllaznia
08/03/15 SUP Vllaznia 1 – 0 Partizani
17/12/14 SUP Partizani 0 – 1 Vllaznia
19/10/14 SUP Vllaznia 0 – 1 Partizani
16/03/14 SUP Vllaznia 0 – 1 Partizani
23/02/14 SUP Vllaznia 1 – 1 Partizani
18/12/13 KUP Vllaznia 1 – 0 Partizani
04/12/13 KUP Partizani 0 – 0 Vllaznia
26/10/13 SUP Partizani 0 – 1 Vllaznia

Më shumë nga Kampionati Shqiptar