Futboll

Vllaznia arrin mesin e artë, Laçi prek fundin dhe rrezikon matematikisht rënien

Në përfundim të dy ndeshjeve të para të javës së 34-t të Kategorisë Superiore, është përcaktuar ndryshimi i parë në klasifikim. Kur mbeten edhe vetëm dy javë nga përfundimi i kampionatit, skuadra shkodrane arrin maksimumin e saj sezonal, teksa pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Tërbunit, ka parakaluar Laçin në klasifikim, për tu renditur në vend të 6-të. Nga ana tjetër, kurbinasit kanë barazuar “in-extremis” ndaj Kukësit me rezultatin 1-1, duke zbritur një vend në klasifikim, dhe matematikisht, ndonëse vështirë të ndodhë realisht, Laçi rrezikon tashmë rënien nga kategoria.

Terbuni-Vllaznia 0-4

Vllaznia-Tërbuni 2-0.

Skuadra e Vllaznisë ka mundur sot në shtëpi Tërbunin në derbin e veriut, me rezultatin 2-0. Një fitore kjo e shkodranëve, e vendosur që në minutat e para të takimit. Falë dy golave të realizuar nga kapiteni Shtubina në minutën e 8’ dhe nga Cicmil në minutën e 13’, kuqeblutë kanë shijuar kulmin e tyre sezonal. Me dy javë nga përfundimi i kampionatit, shkodranët duket se kanë realizuar tashmë objektivin e sezonit, të deklaruar vetëm pak kohë më parë, vendin e gjashtë të klasifikimit.

Laçi-Kukësi 1-1

Laçi-Kukësi 1-1.

Në ndeshjen Laçi-Kukësi sot u vendos jo pak, ndonëse të dy ekipet u ndanë në barazim 1-1. Fillimisht ishin verilindorët ata që kaluan në avantazh me Kariokan, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 75’, ndërsa vendasit kanë barazuar shifrat “in-extremis” me anë të Mustafas. Një barazim që ka rikthyer Kukësin në ndalesë duke rrezikuar vendin e tretë, ndërsa kurbinasit prekin tashmë vendin e shtatë, nivelin më të ulët të provuar në këtë sezon.

Kurbinasit zbresin në vend të shtatë, Kukësi rrezikon vendin e tretë.

Kurbinasit zbresin në vend të shtatë, Kukësi rrezikon vendin e tretë.

Laçi – Kukësi 1-1

Shënues: Karioka 72’ (11-m) / Mustafa 90’+1
Laçi: Selmani, Ademir, Sheta, Gjoni, Çela. Gocaj, Zefi, Veliaj, Sefgjini, Cetkoviç, Nimani.
Trajner: Ramadan Ndreu

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Lladrovci, Mici, Biringueta, Musolli, Hasani, Karioka, Dvornekoviç, Emini.
Trajner: Klodian Duro

Vllaznia – Tërbuni 2-0
Shënues: Shtubina 08′, Cicmil 13′

Vllaznia: Selimaj, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Bardulla, Krumi, Sefa, Vecaj, Kalaja, Shtubina.

Trajner: Armando Cungu

Tërbuni: Kuka, Kule, Tasiç, Beçi, Fangaj, Kaçaj, Dedyn, Lala, H. Marku, Uilker, Jovanoviç.

Trajner: Viktor Gjoni

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll