Connect with us

Kampionati Shqiptar

Vllaznia, asambleja e klubit rimblidhet sërish më 20 prill

Pas dështimit për mungesë të numrit të duhur të këshilltarëve në mbledhjen e planifikuar për më 30 mars,

Pas dështimit për mungesë të numrit të duhur të këshilltarëve në mbledhjen e planifikuar për më 30 mars, asambleja e përgjithshme e shoqërisë aksionare “Klubi i Futbollit Vllaznia” sh.a, do të rimblidhet sërish më 20 prill. Ky është njoftimi që ka shpërndarë ditën e sotme vetë klubi shkodran. Gjithçka është brenda ligjit, sepse asambleja duhej të mblidhej sërish brenda 30 ditësh dhe ky afat është respektuar. Nga sa bëhet e ditur në faqen zyrtare të klubit, pikat e rendit të ditës do të jenë po të njëjtat: “Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a bën të ditur se mbledhja e radhës e asamblesë së përgjithshme të tij do të zhvillohet më datë 20 prill 2017, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, mbledhje kjo që nis në orën 10:00.

Mbledhja e kësaj asambleje, siç dihet, është e shtyrë nga data 30.03.2017 për mungesë kuorumi dhe do të ketë të njëjtin rend dite:
1. Miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë, të vitit 2014.
2. Miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë, të vitit 2015.
3. Emërimin e ekspertit kontabël të autorizuar dhe miratimin e skemës së shpërblimit.
4. Miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të shoqërisë.
5. Miratimin e tarifave për nxënësit e akademisë së Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a.
6. Miratimin e projekt-buxhetit të shoqërisë për vitin 2017.
7. Miratimin e projekt-statutit të shoqërisë KF Vllaznia sh.a.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar