Connect with us

Kampionati Shqiptar

Vllaznia, brenda dy ditësh në Ulqin për stërvitje

Pavarësisht dyshimeve që shfaqi një ditë më parë trajneri Armando Cungu për nisjen e ekipit drejt Malit të Zi, që të zhvillojë atje stërvitjet dimërore, kjo gjë do të realizohet.

Pavarësisht dyshimeve që shfaqi një ditë më parë trajneri Armando Cungu për nisjen e ekipit drejt Malit të Zi, që të zhvillojë atje stërvitjet dimërore, kjo gjë do të realizohet. Ka qenë vetë klubi shkodran, që e ka konfirmuar një gjë të tillë në faqen zyrtare të tij. “Klubi i futbollit “Vllaznia” informon se brenda dy ditësh ekipi do të udhëtojë drejt Malit të Zi për zhvillimin atje të një stërvitjeje 10 ditore në prag të nisjes së fazës së tretë të kampionatit. Në të njëjtën kohë, po punohet për gjetjen e ndonjë lojtari cilësor në merkato, në mënyrë që skuadra të plotësohet pikërisht në pikat ku janë vërejtur dobësi gjatë gjysmës së parë të sezonit. Bashkia Shkodër mbështet skuadrën e futbollit, Vllaznia, dhe kërkesat e stafit teknik gjatë gjithë periudhës së kampionatit në mënyrë që puna të zhvillohet në kushte optimale dhe të ketë rezultatet, që të gjithë ne presim, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë,” – thuhet në lajmin e shpërndarë nga vetë klubi.

Tashmë stafi teknik ka për detyrë të shohë për ndonjë lojtar që mund t’i bashkohet Vllaznisë në merkaton e janarit, pikërisht për të përforcuar ekipin në ato pozicione ku ka nevojë dhe ku janë shfaqur dobësi në gjysmën e parë të sezonit. Një gjë e tillë në fakt është e domosdoshme, pasi nga kontigjenti aktual, siç dihet, janë larguar dy futbollistë, kosovari Hoxha dhe kroati Vaitzer. Vendet e mbetura bosh duhet patjetër të plotësohen me lojtarë të tjerë. Njëri pritet të jetë shkodran Arsen Hajdari, ndërsa do të shikohet sërish mundësia për të gjetur ndonjë sulmues cilësor, ndonëse kjo duket shumë e vështirë. E rëndësishme është që Vllaznia po vijon normalisht me punën dhe përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit, në të cilin do të kërkohet padyshim renditja në një pozicion sa më të mirë në kampionat, ndërsa objektivi kryesor do të jetë padyshim Kupa e Shqipërisë. Kuqeblutë, siç dihet, janë në mes tetë ekipeve më të mira të këtij kompeticioni dhe shanset i ka për të shkuar edhe më tej.

 

[interaction id=”5830ba4a9be1422e04681ab4″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar