Futboll

Vllaznia e Kukësi mbyllet në barazim të errët, Pejiç e Shtubina nuk gjejnë golin

Është mbyllur pikërisht ashtu si ka nisur kjo javë e parë e kampionatit të Kategorisë Superiore, me një tjetër barazim pa gola, teksa Vllaznia dhe Kukësi kanë ndarë nga një pikë në përballjen e veriut, të zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”. Një ndeshje që nisi me ceremoninë zyrtare të lamtumirës së Elvin Beqirit, i cili shkelmoi topin për herë të fundit, para se të varë këpucët në gozhdë, ndërkohë që takimi u mbyll jo nga gjyqtari kryesor i takimit, por nga përgjegjësi për sistemin e ndriçimit në “Loro Boriçi”. Pikërisht në minutën e fundit të kohës së rregullt, ndriçimi në stadium është zbehur, për të bërë të pamundur zhvillimin e minutave shtesë, të paktën për pesë minuta, deri kur gjithçka është normalizuar, për të vijuar aty ku u ndal.

Vllaznia-Kukësi 0-0.

Vllaznia-Kukësi 0-0.

Pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve për të prekur rrjetën e për të siguruar tre pikët, ka prevaluar kujdesi i tyre në fazën difensive, për të mos pësuar. Për shkodranët, është Shtubina ai që shfaq anën agressive të kuqebluve me disa raste në zonën kuksiane, por pa sukses. Në kampin tjetër, i rikthyeri Pejiç ka qenë disa herë pranë golit për të kaluar Kukësin në avantazh, por portieri Agoviç ka qenë në lartësinë e duhur për të ndalur përpjekjet e kroatit. Rasti i minutës së 67’, ka qenë më flagranti për Pejiç, i cili ka marrë në mënyrën më të mirë të mundshme një top perfekt të servirur nga e djathta e mesfushës, ka goditur në djagonale brenda zonës, duke kaluar Agoviç, por topi ka përfunduar jashtë portës shkodrane.

U mbyll në errësirë përballja mes Vllaznisë e Kukësit, pasi dritat e "Loro Boriçit" u fikën para kohe.

U mbyll në errësirë përballja mes Vllaznisë e Kukësit, pasi dritat e “Loro Boriçit” u fikën para kohe.

Vllaznia – Kukësi 0-0

Vllaznia: Agoviç, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Marku, Krymi, Bardulla, Tafili (Vaitzer 58′), Hoxha, Shtubina (Vecaj 77′), Pepa.
Trajner: Armando Cungu

Kukësi: Koliçi, Arbri, Pashaj, Alla, Hallaçi, Lena, Musolli, Karioka (Dvornekoviç 63′), Greca, Emini (Guri 55′), Pejiç.
Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtar: Enea Jorgji

Më shumë nga Futboll