Kampionati Shqiptar

Vllaznia e mbyll merkaton me serbin Semir Hadzibulic

Vllaznia ka zhgënjyer deri tani, si në ndeshjet miqësore të përgatitores së verës, si në trajtimin e të afruarve më herët, por edhe në ndeshjen e parë të saj në kampionat, kur humbi 2-0 në Durrës. Duke parë tensionin në rritje te tifozët e zjarrtë shkodranë, por edhe kontestimin e gjithanshëm ndaj tyre, drejtuesit aktualë të skuadrës kuqeblu kanë nxituar të bëjnë tri goditje “in extremis” në merkato.

sosa

Sebastian Sosa rikthehet te Vllaznia

Pikërisht ditën e djeshme, Vllaznisë i janë bashkuar katër lojtarë, dy uruguajanë, një “bardheblu” dhe një serb. Njëri prej tyre, Sebastian Sosa, ka qenë edhe sezonin e shkuar pjesë e kuqebluve, është rikthyer sërish, po në formë huazimi. Para tij kishte mbërritur sulmuesi Santiago Martinez, si dhe mesfushori kryeqytetas, Jetmir Sefa. Po ashtu, emri i fundit që i është shtuar listës së federimeve të skuadrës shkodrane ka qenë Semir Hadzibulic. Serbi, i datëlindjes 16.08.1986, luan si mesfushor qendre. Ai vjen nga FK Mladosti.

Sefa

Jetmir Sefa, nga Tirana kalon te Vllaznia dit%n e fundit të merkatos

Ja dhe lista e plotë e lojtarëve të federuar nga Vllaznia:
1- Andrija Dragojeviç
2- Erlind Selimaj
3- Alen Sherri
4- Polizoi Arbri
5- Erdenis Gurishta
6- Stefan Cicmil
7- Ergi Borshi
8- Adnan Haxhaj
9- Antonio Marku
10- Esin Hakaj
11- Ndriçim Shtubina
12- Ardit Krymi
13- Arlind Kalaja
14- Florind Bardulla
15- Berat Ahmeti
16- Kreshnik Lushtaku
17- Eraldo Çinari
18- Fation Kiri
19- Mohamed Kdouh
20- Santiago Martinez
21- Sebastian Sosa
22- Ambroz Kapaklija
23- Darko Pavičecivć
24- Jetmir Sefa
25- Semir Haxhibulić

[total-poll id=75968]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar