Futboll

Vllaznia edhe më “e cunguar”, ikën Soza dhe Haxhibuliç

Kuqeblutë janë nisur sot drejt Ulqinit, por në listën e futbollistëve që trajneri Cungu ka marrë me vete ka patur edhe mungesa. Kështu, sulmuesi uruguajan, Sebastian Soza, për të cilin u tha se mund të rikthehej te Vllaznia, mësohet se ka vendosur të luajë në Zvicër me ekipin e Luganos

Kuqeblutë janë nisur sot drejt Ulqinit, por në listën e futbollistëve që trajneri Cungu ka marrë me vete ka patur edhe mungesa. Kështu, sulmuesi uruguajan, Sebastian Soza, për të cilin u tha se mund të rikthehej te Vllaznia, mësohet se ka vendosur të luajë në Zvicër me ekipin e Luganos dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës shkodrane. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sulmuesit Paviçeviç e Kdouh, që nuk llogariten të jenë më pjesë e saj.

Haxhibulic

Semir Haxhibluiç është largimi i radhës nga Vllaznia

Por lajmi më i fundit, që bëhet i ditur nga vetë klubi shkodran, është ai i ndërprerjes së kontratës edhe për mesfushorin serbo-boshnjak, Semir Haxhibuliç. Ky i fundit ka bërë një kërkesë në klub për ta lënë të lirë të largohet ngaqë ka arsye familjare, dhe pas shumë diskutimesh, është rënë dakord që ai të largohet. Trajneri Cungu, në fakt, ka dashur ta ketë në ekip këtë futbollist, por duke parë problemet e tij, natyrisht që Haxhibuliç nuk mund të ishte i vlefshëm. Drejt Ulqinit kanë udhëtuar vetëm 21 futbollistë, nga 25 që duhet të ketë skuadra për gjysmën e dytë të sezonit.

Vllaznia

Lojtarët e Vllaznisë nisen drejt Ulqinit, për disa ditë përgatitje atje

Natyrisht që drejtuesit e Vllaznisë po punojnë në merkato për këtë çështje dhe emri i parë që përflitet është ai i mesfushorit shkodran Alsid Tafili. Ai nuk ka gjetur hapësira aq sa duhet te Partizani dhe për këtë arsye mund të largohet prej tij. Nga ana tjetër, gjatë qëndrimit të skuadrës në Ulqin, mësohet se mund të vijnë për t’u provuar edhe 2-3 futbollistë malazezë, por edhe ndonjë tjetër. Skuadra ka nevojë për përforcime, sidomos në repartin e mbrojtjes dhe të sulmit, por ende nuk dihet se kush do të vijë, sepse periudha është shumë e vështirë për të gjetur lojtarë cilësorë.
Nga Shkodra, Gjergj KOLA

 

[interaction id=”5690e0418089e8dd059fc486″]

Më shumë nga Futboll