Kategoria Superiore

Vllaznia firmos edhe me mbrojtësin Renato Malota

Pasi ka firmosur me mbrojtësin Mersini, Klubi i Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar edhe një tjetër firmë në kontratë. Renato Malota është blerja më e re e kuqebluve. “Mbrojtësi lezhjan ka firmosur kontratën e re me klubin tonë bashkë me administratorin Gjyrezi. Kontratë që e lidh atë me Vllazninë deri në fundin e këtij sezoni, me opsionin për zgjatje edhe për sezonin e ardhshëm” – shkruhet në deklaratën e klubit shkodran pas prezantimit të Renato Malotës.

Në këtë mënyrë, ka shkuar në katër numri i futbollistëve që kanë firmosur kontratat me klubin e Vllaznisë në merkaton e dimrit pas Sukajt, Berishës, Mersinit dhe tashmë me Malotën, duke e kompletuar kësisoj skuadrën në pikat ku ajo ka patur më shumë nevojë. Tashmë pritet ndoshta edhe një sulmues dhe Vllaznia është gati për pjesën e dytë të sezonit, ku synon mbijetesën.

Më shumë nga Kategoria Superiore