Connect with us

Futboll

Vllaznia i frikësohet arbitrimit, apelon për korrektësi

Në Shkodër rishfaqet frika e arbitrimit. Fakti që përballë do të jetë Teuta, skuadra e cila i eliminoi nga Kupa e Shqipërisë, nëpërmjet asaj që në kampin shkodran etiketohet si një arbitrim skandaloz, i ka bërë drejtuesit e klubit të ngrenë zërin në prag të sfidës së nesërme, ndoshta duke parandjerë diçka jo të mirë në këtë drejtim. Për këtë arsye, në orët e mbrëmjes së të shtunës ata kanë shpërndarë një deklaratë për shtyp.

Vllaznia-Teuta do të luhet të dielën në “Loro Boriçi”.

Ndeshja e nesërme ndaj Teutës siç e kemi thënë gjatë gjithë këtyre ditëve, konsiderohet shumë e rëndësishme për ekipin tonë. Për këtë arsye, përderisa në përballjen e fundit me këtë ekip, KF Vllaznia ka një histori aspak të këndshme, shpresojmë shumë që të mos përsëritet skenari i eliminimit tonë në kupë pikërisht nga gjykimi skandaloz i Enea Jorgjit në atë ndeshje. Ne kërkojmë arbitrim të drejtë dhe korrekt në këtë takim dhe në fushë të fitojë ekipi më i mirë. Ecuria e këtij sezoni ka treguar së Vllaznia është ndëshkuar nga arbitrimet jo vetëm në ndeshjen e Kupës me Teutën, por edhe në disa ndeshje të tjera si ato me Partizanin, Kukësin, Flamurtarin dhe ndonjë tjetër. Për të gjitha këto, ne shpresojmë që nesër të jetë çdo gjë korrekte në fushën e lojës. KF Vllaznia”, citon njoftimi i klubit shkodran.

Gjergj Kola

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll