Connect with us

Miks Vendi

Vllaznia, gati shpallja e “10 sportistëve më të mirë të vitit”

Të premten (30 dhjetor) do të zhvillohet mbledhja e fundit për vitin 2016 e Këshillit Bashkiak Shkodër. Dhe një ndër pikat e kësaj mbledhje është zhvillimi i ceremonisë së shpalljes së “10 sportistëve më të mirë të vitit 2016” të Sportklub Vllaznia. Drejtuesit e tij prej disa ditësh kanë organizuar një anketë me të gjithë trajnerët dhe specialistët e sporteve të ndryshme. Emrat e tyre sigurisht që nuk janë bërë publikë, por kjo dilemë do të zgjasë edhe për katër ditë. Viti që po lamë pas, natyrisht që ka patur brenda shumë suksese për sportistët dhe ekipet shkodrane, pavarësisht se shumë prej tyre nuk kanë patur kushte të mira stërvitore.

Vllaznia basket feston

Vllaznia kampione e Shqiperise ne boks

Shpallja e sportistëve më të mirë në mbledhjen e fundit të vitit të Këshillit Bashkiak, tashmë po kthehet në një traditë, sepse është viti i tretë që organizohet në të njëjtën mënyrë. Arsyeja është e thjeshtë: Janë këshilltarët bashkiakë ata që miratojnë në fillim të çdo viti fondet për këto sporte por shumica e këshilltarëve me shumë mundësi nuk e dinë kush janë kampionët dhe rekordmenët që kanë nderuar klubin dhe Shkodrën në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo ceremoni në njëfarë mënyrë është edhe një shenjë falenderimi për mbështetjen që Bashkia u ka dhënë por edhe për t’i thënë se duam më shumë vëmendje.

Më shumë nga Miks Vendi