Futboll

Vllaznia, Gjoka: “Diskutojmë mbijetesën, sot gjetëm ekuilibrin dhe golin”

Skuadra e Vllaznisë ka mundur të hënën Flamurtarin me rezultatin e thellë 3-0, në takimin përmbyllës të javës së 23-të, duke regjistruar një fitore shumë të çmuar për shkodranët, që lënë pas krahëve veç Lushnjës, edhe Teutën, në garën për mbijetesë. Sipas trajnerit të kuqebluve, ekipi sot veç ekuilibrit taktik të aplikuar, ka mundur të gjej edhe golin që ka munguar në ndeshjet e mëparshme. Trajneri Gjoka pranon rrezikun që ekziston në lidhje me qëndrimin e Vllaznisë në Superiore.

“Sot ka qenë ndeshje e mirë, por mendoj është pasojë e fillimit të fazës së tretë. Nga java në javë kemi bërë ndeshje të mira, pavarësish humbjes në Laç. Sot na erdhi goli. I kemi kushtuar vëmendje ekuilibrit taktik. Flamurtari të vendos në vështirësi me sulmuesit potentë. Është një ndeshje për të cilën duhet komplimentuar e gjithë skuadra për shpirtin e garës. Tani duhet të vazhdojmë kështu. Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër veç luftës për mbijetesë. E diskutojmë përditë dhe e dimë që po nuk bëmë maksimumin çdo ndeshje, nuk mundet të jemi pjesë e Superiores. Nëse do kënaqemi me pak atëherë do dështojnë. Është e frikshme, çdo sekondë që kthejmë kokën pas.  Dje ka qenë një punë shumë e madhe mbas barazimit të Teutës. Kjo skuadrër ka potencial për të ecur përpara, por jemi si ai njeriu që i kanë venë disa kile në kurriz edhe duhet të eci shpejt për të kapur rritmin. Presioni dhe tensioni janë relative, ne duhet të ecim përpara”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Më shumë nga Futboll