• Vllaznia hakmerret ndaj Tiranës, shpallet kampione për të rinj

    Publikuar: 1 May 4:28

    Pak ditë pas triumfit të Tiranës në baskeboll për meshkuj, që mundi Vllazninë në finalet e play off-it, ku u shpall kampion, sot ka ardhur hakmarrja e ekipit shkodran, që u shpall kampion i vendit për të rinj (kategoria U-18). Dhe në finale, skuadra shkodrane mundi pikërisht Tiranën me rezultatin 96-77, në përfundim të një takimi të dominuar nga basketbollistët vendës.

    Ndeshjet e “final four” për të rinj u zhvilluan për dy ditë me radhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Ditën e diel u zhvilluan dy takimet gjysmëfinale, ku Vllaznia fitoi 97-81 ndaj Kamza Basket. Ndërsa në takimin tjetër gjysmëfinal, Tirana mposhti 74-68 Superior Klima. Sot pasdite u zhvillua ndeshja finale, aty ku vendasit patën epërsi dhe fituan ndaj bardhebluve, një triumf i merituar i skuadrës që drejtohet nga trajneri Roland Koka.

    Nga finalja e te rinjve Vllaznia-Tirana luajtur sot ne Shkoder

    Lexo postimet e tjera