Connect with us

Kampionati Shqiptar

Vllaznia hyn në merkato, synohet një sulmues cilësor

Te Vllaznia ka nisur puna për gjetjen e një sulmuesi cilësor. Drejtuesit e lartë të klubit i kanë kërkuar stafit teknik të shohë të gjitha alternativat e mundshme për ndonjë lojtar të këtij reparti.

Te Vllaznia ka nisur puna për gjetjen e një sulmuesi cilësor. Drejtuesit e lartë të klubit i kanë kërkuar stafit teknik të shohë të gjitha alternativat e mundshme për ndonjë lojtar të këtij reparti. Për momentin nuk ka gjë konkrete, megjithatë do të shihen disa pista, si në Mal të Zi, ashtu edhe afrikanë apo brazilianë. Tashmë do të jetë radha e menaxherëve për të propozuar lojtarët e tyre dhe trajneri Cungu më pas do t’i testojë ato para se të vendosë përfundimisht, sepse edhe më përpara ai ka bërë të ditur se nuk jep “ok”-in për asnjë futbollist pa qenë i bindur për aftësitë e tij. Klubi “Vllaznia”, ndërkohë, ka siguruar fondet për zhvillimin e një stërvitjeje 10 ditore në Mal të Zi.

Për këtë arsye, paraditen e së dielës, ekipi do të niset drejt Ulqinit, ku do të sistemohet në hotel “Dajti”. Kjo është konfirmuar nga vetë drejtuesit kuqeblu, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje, shkodranët do të kenë mundësinë të testojnë edhe ndonjë futbollist. Për momentin nuk ka ende asnjë emër se kush mund të vijë, megjithatë deri më 31 janar do të tentohet një gjë e tillë. Skuadra ka treguar se ka dobësi në pozicione të veçanta dhe për të tentuar ndonjë gjë në Kupën e Shqipërisë, sigurisht që duhen lojtarë të tjerë. Vetë Cungu është shprehur i kënaqur me ecurinë në gjysmën e parë të sezonit, ndërkohë që ka theksuar se duhet punuar edhe më shumë, ngaqë kampionati ka për të qenë shumë më i vështirë në gjysmën e dytë të tij.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar