Kampionati Shqiptar

Vllaznia-Kukësi, interes i madh për ndeshjen në Shkodër

Ndeshja e parë e këtij viti, ajo që do të zhvillohet të premten, në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, mes Vllaznisë dhe Kukësit, pritet me interes në Shkodër. Lëvizjet e fundit në merkato kanë rikthyer entuziasmin në radhët e tifozërisë shkodrane, e cila duket se është ngrohur nga lëvizjet e fundit në merkato të ekipit kuqeblu. Ata presin me interes debutimin në fushë të Sukajt, Malotës, Berishës e Mersinit, ardhje këto që janë vlerësuar si shumë pozitive. “KF Vllaznia” ka bërë të ditur se biletat e kësaj ndeshjeje do të dalin në shitje që paraditen e së enjtes dhe tifozët e interesuar mund t’i sigurojnë ato që prej këtij momenti. Edhe çmimet e biletave janë të njëjta, si në ndeshjet e kaluara. Pra, me vetëm 2 mijë lekë të vjetra do të jenë 80 për qind e bilateva të stadiumit, pikërisht të tribunave C, D dhe E, ndërsa çmimet e biletave në tribunën qendrore, siç dihet, janë më të shtrenjta: 5 mijë dhe 10 mijë lekë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar