Kampionati Shqiptar

Vllaznia-Lushnja, ndeshja shtyhet 7 ditë pas të tjerave

Ndeshja e javës së 10-të të Superiores, e planifikuar të zhvillohet pasnesër, mes Vllaznisë dhe Lushnjës, është shtyrë një javë në kohë. Ka qenë FSHF dhe vetë klubi kuqeblu, që kanë arritur në këtë përfundim, ngaqë nuk gjetën dot një stadium të përshtatshëm për të mërkurën, ndërsa tapeti i rimbjellë i “Loro Boriçit” nuk mund të përdoret këtë javë. Në këto kushte, axhenda e Vllaznisë ndryshon sërish për të njëjtin shkak: ndeshjen e kaluar e luajti në Korçë, ndërsa atë të radhës do ta zhvillojë 7 ditë pas të tjerëve, të mërkurën e ardhshme. Në këtë mënyrë, skuadra e Ernest Gjokës do t’i vazhdojë pushimet “ndërkombëtare”, për t’iu rikthyer sfidave zyrtare në fundjavë, ndaj Teutës në Durrës, për llogari të javës së 11-të të Superiores, ndërsa tri ditë më pas, do të presë Lushnjën në “Loro Boriçi”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar