• Vllaznia mposht Elbasanin, play off-i mbetet tabu

    Publikuar: 17 Mar 7:46

    Vllaznia ka mundur sot në mbrëmje 3-1 Elbasanin në takimin e javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për femra, ndeshje e luajtur në Shkodër. Një fitore e lehtë e skuadrës shkodrane, që pavarësisht se lëshoi një set, pati epërsi dhe e meritoi fitoren e tri pikët, që e mbajnë ende në garë për një vend në play off (suksesi i gjashtë sezonal). Matematika mban në lojë Vllazninë për të shkuar në katërshe, por kjo duket e vështirë, teksa Tirana ndodhet tri pikë larg, me një ndeshje më pak. Ndërsa Elbasani vazhdon të qëndrojë i fundit, madje ka rënë në Grupin A2, teksa nuk ka ende asnjë fitore në kampionat. Nesër luhen takimet e tjera të kësaj jave, ku do të përvballen mes tyre katër ekipet e para në renditje.

    VOLEJBOLL – FEMRA GRUPI A1, JAVA E 12-TË (SOT)

    Vllaznia – Elbasani, 3-1 (25-21, 25-18, 20-25, 25-15)

    E SHTUNË (18 MARS)

    Skënderbeu – Lushnja, ora 12:00 (Korçë)

    Teuta – Barleti Volej, ora 16:00 (Durrës)

    Tirana – Partizani, ora 16:00 (Fahrie Hoti)

    Renditja: Barleti Volej 32 pikë (11/0), Teuta 27 pikë (9/2), Partizani 25 pikë (8/3), Tirana 19 pikë (6/5), Vllaznia 16 pikë (6/6), Lushnja 8 pikë (3/8), Skënderbeu 8 pikë (2/9), Elbasani 0 pikë (0/12).

    VOLEJBOLL – FEMRA GRUPI A2, JAVA E 9-TË (18 MARS)

    Flamurtari – Korabi, ora 11:00 (Vlorë)

    Apolonia – Divjaka, ora 13:00 (Fier)

    Mirdita (pushim)


    Lexo postimet e tjera