Kampionati Shqiptar

Vllaznia-Partizani, ja pse ishte edhe një ndeshje… politike

Ndeshja Vllaznia-Partizani duket ka ka pasur interes të drejtpërdrejtë e normal jo vetëm për rivalët, të cilët kanë qenë të angazhuar “nën rrogoz”

 

Ndeshja Vllaznia-Partizani duket ka ka pasur interes të drejtpërdrejtë e normal jo vetëm për rivalët, të cilët kanë qenë të angazhuar “nën rrogoz” për frenimin e të kuqve në “Loro Boriçi”, ashtu sikurse ndodhi, në fakt. Nuk kanë munguar premiot nga presidenca kuksiane dhe korçare, që 15 herë kampionët e vendit të mos dilnin me tri pikë nga transferta e kësaj jave, sepse kështu do të bënin një hap të madh drejt titullit. Po kështu, kjo sfidë është parë edhe më tej, në një qasje politike, ku të kuqtë shihen në llogoren e të majtëve, ndërsa Vllaznia në atë të të djathtëve.

Shkodra, si histori politike, por edhe kryebashkiakja-presidente, Voltana Ademi, e bëjnë të qartë fotografimin e Cungut me të tijtë në këtë “stacion” të garës. Nuk është më sekret edhe mbështetja prej tifozësh, më e pakta, e Partizanit nga deputetë të Partisë Socialiste, si Erjon Braçe, Blendi Klosi etj., por edhe e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama. Ndaj, në këtë këndvështrim, është parë, veç të tjerash, kjo ndeshje. Ka qenë kryebashkiakja Voltana Ademi, që përmes një statusi ekzaltues nuk e ka fshehur lumturinë e frenimit të “demave” dhe “stërkëmbëshin” ndaj tyre, në rrugën e titullit kampion:

“Bravo, bravo Vllaznia! Pas pesë vitesh, arritëm të kapim vendin e katërt! Akoma më shumë do të ecim në të ardhmen. Si arritëm nga fundi në vendin e katërt?! Shumë thjeshtë! Bëmë një buxhet per Vllazninë, që nuk e kishte pasë asnjëherë, menaxhuam mirë paratë, zgjodhëm tranjerin, lojtarët dhe stafin e duhur. Tifozët e mrekullueshëm shkodranë na mbështetën! Sot të gjithë po festojmë arritjet.”

Nga ana tjetër, në një bisedë në Facebook mbi këtë ndeshje ka ndërhyrë edhe deputeti i Partisë Demokratike, nga Kukësi, që ka ironizuar me të kuqtë, të cilët, në fakt, për të janë rozë. Fjala është për Flamur Nokën, që e shikon kështu barazimin 1-1 në “Loro Boriçi”: “Si rrallë herë e pashë të gjithë ndeshjen me tifozllik, por eheeeee. Nuk fituan dot me gjithë dëshirën tonë…”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar