Futboll

Vllaznia për femra, nesër ceremonia e shpalljes kampione

Ndonëse ka 4 javë që edhe matematikisht ka siguruar titullin kampion, zyrtarisht vetëm nesër, Vllaznia në futboll për femra, do të marrë trofeun që akordon FSHF-ja. Do të ndodhë kështu pas përfundimit të ndeshjes së fundit të kampionatit, që ajo do të zhvillojë me ekipin Tirana AS.

Ndonëse ka 4 javë që edhe matematikisht ka siguruar titullin kampion, zyrtarisht vetëm nesër, Vllaznia në futboll për femra, do të marrë trofeun që akordon FSHF-ja. Do të ndodhë kështu pas përfundimit të ndeshjes së fundit të kampionatit, që ajo do të zhvillojë me ekipin Tirana AS. Sipas kalendarit, ky takim do të luhej në Tiranë, por përderisa tashmë verdiktet e kampionatit janë vulosur, me dashamirësinë e ekipit të Tiranës dhe aprovimin e federatës është rënë dakord që kjo ndeshje të luhet në Shkodër, në mënyrë që edhe festa të bëhet më e bukur.

Vllaznia per femra

Takimi do të nisë në orën 10:00 në fushën “Reshit Rusi” dhe menjëherë pas përfundimit të tij do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe kupës për ekipin kampion të këtij sezoni, Vllazninë. Ky është titulli i tretë kampion radhazi për këtë ekip, i cili ka fituar edhe tre trofe të Kupës së Shqipërisë në po kaq vite, duke qenë kësisoj dominues absolutë në futbollin e femrave në Shqipëri. Ecuria e këtij sezoni ka qenë shumë mbresëlënëse me 17 ndeshje (pa të nesërmen) të fituara në po aq të luajtura dhe me nje golaverazh prej 128 golash të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar.
Nga Shkodra, Gjergj Kola

 

[interaction id=”572dea1313ce5dee22e19d84″]

Më shumë nga Futboll