Kampionati Shqiptar

Vllaznia përforcohet në mbrojtje, firmos Ergis Mersini

Ernest Gjoka dhe të tijtë ndodhet në Ulqin të Malit të Zi, duke djersitur në stërvitje, në përgatitoren e dimrit. Megjithatë, edhe pjesa e mbetur në Shkodër e drejtuesve të Vllaznisë nuk po rri kot. Kështu, administratori i klubit kuqeblu, Astrit Gjyrezi, ka siguruar ditën e sotme një përforcim të çmuar për skuadrën, për pjesën e dytë të sezonit, pikërisht aty ku ka “futur ujë” më shumë: në mbrojtje. Fjala është për mbrojtësin Ergis Mersini, i cili u la i lirë nga Flamurtari në fund të vitit që shkoi. Ja njoftimi zyrtar i Vllaznisë për këtë blerje: “Pak minuta më parë, në zyrat e klubit tonë të futbollit është firmosur një tjetër kontratë nga një futbollist. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ergis Mersini. Lojtari do të jetë pjesë e skuadrës tonë deri në fundin e këtij sezoni, me të drejtë rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. Në orën 16.30 do të bëhet edhe prezantimi i tij përpara mediave. KF Vllaznia i uron suksese lojtarit të sapoardhur, duke shpresuar të bëjë më të mirën e tij për skuadrën tone”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar