Kampionati Shqiptar

Vllaznia publikon listën e lojtarëve që grumbullohen për fazën përgatitore

Vllaznia përgatitet për të nisur fazên përgatitore dimërore më 6 Janar. Për 12 ditë, ekipi do të zhvillojë stërvitjen në Ulqin, në ambjentet e përshtatshme sportive dhe të vlefshme për trajnim. Bashkia Shkodër së bashku me stafin teknik, janë në kontakt të vazhdueshëm për të plotësuar të gjithë kushtet e nevojshme për askuadrën në mënyrë që të arrijë përmirësime të dukshme në lojë dhe rezultate.Janë vendosur edhe objektivat e kësaj faze përgatitore, në të cilat do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë trajnimit intensiv, taktik dhe profesional.

Pjesë e ekipit në fazën përgatitore në Ulqin janë:

Portierët:

  1. Alen Sherri
  2. Erind Selimaj
  3. Zamir Vjerdha

Mbrojtësa:

  1. Denis Pjeshka,
  2. Olsi Gocaj
  3. Erdenis Gurishta
  4. Samet Ruçi
  5. Antonio Marku

 

Mesfushorë:

  1. Nuredin Orelesi
  2. Erjon Vucaj
  3. Ardit Krymi
  4. Alsid Tafili
  5. Florind Bardulla
  6. Erald Çinari
  7. Arlind Kalaja
  8. Arsen Hajdari
  9. Gilman Lika

Sulmues

  1. Xhevahir Sukaj
  2. Andi Ribaj

 

Detyrë për stafin teknik gjatë këtyre dy javëve do të jenë vlerësimet dhe përforcimet në pozicionet, mesfushorë qendre, sulm dhe mbrojtje.

 

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar