• Vllaznia, “samit” për merkaton dhe përgatitoren e dimrit

    Publikuar: 4 Jan 2:13

    Nesër, kuqeblutë kanë patur në plan të udhëtojnë drejt Ulqinit, në Mal të Zi, për të nisur përgatitjet dimërore, por kjo gjë ende nuk është zyrtarizuar. Ka ndodhur kështu, ngaqë duhet një fond, për të cilin drejtuesit e klubit po punojnë për ta siguruar. Në fakt, gjatë ditës së djeshme ka patur një takim në mes administratorit Gjyrezi, drejtorit sportiv Zeka dhe trajnerit Cungu, në të cilin është diskutuar jo vetëm për merkaton, por edhe zhvillimin e fazës përgatitore. Më shumë detaje rreth këtij takimi ka zbuluar për mediat numri 1 i pankinës shkodrane, kur ka thënë:

    vllaznia

    “Unë kam bërë një kërkesë që në fund të muajit nëntor për të lëvizur jashtë vendit për stërvitje në fillim të janarit, pasi të paktën, nga sa është e planifikuar, kampionati do të fillojë shumë shpejt, më 21 të këtij muaji. Prandaj, nuk kishte kohë për pushime. Ndaj, kam kërkuar që më datë 5 janar të bëhet nisja për në Ulqin. Megjithatë, dje kam patur një takim me dy drejtuesat e klubit, administratorin dhe drejtorin sportiv, me të cilët kemi diskutuar për shumë gjëra, ndër të cilat edhe për fazën përgatitore.

    Vllaznia e kalon me autokritikë, dy analiza për humbjen në Korçë

    Dëshira edhe e drejtuesve është që gjërat të shkojnë ashtu si duhet, por duhet gjendur një fond sa më parë të jetë e mundur, pasi nuk kemi kohë për të humbur. E mira do ishte të niseshim sa më shpejt drejt Ulqinit. Nga ana profesionale duhet të them se është mëse e domosdoshme një grumbullim 10-ditor në një kamping, diku jashtë vendit. Nuk po kërkojmë ndonjë luks të madh, por një vend ku skuadra të jetë e fokusuar te puna dhe stërvitja dy herë në ditë. Në këto rrethana, kur jemi ende në dilemë për të shkuar apo jo në Ulqin, sigurisht që nuk mund të flasim as për ndeshje miqësore, sepse nuk mund t’i planifikojmë për momentin”.


    Lexo postimet e tjera