Miks Vendi

Vllaznia shpall “10 sportistët të mirë të vitit 2016”

Janë shpallur “10 sportistët më të mirë të vitit 2016” të sportklub Vllaznia. Kjo ceremoni është zhvilluar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër. Në bazë të një ankete të organizuar me trajnerë dhe specialistë të të gjitha sporteve, janë përzgjedhur më pas edhe më të mirët. Fitues janë Izmir Smajlaj në atletikë, Herion Faslija në basketboll, Qamil Bajrami në mundje, Nelson Hysa në boks, Juli Marku në xhudo, Oneda Reçi në gjimnastikë, Megi Doçi në futboll për femra, Bruno Kola në çiklizëm dhe Anton Qafarena e Klavia Petëza në volejboll. Po ashtu është vlerësuar edhe një sportiste si e reja më e talentuar e vitit 2016, çmim që ka shkuar për basketbollisten Bernarda Rreshpja.

15800871_10212577613982118_1639600575_n

Ish-futbollisti Vioresin Sinani nderon çiklistin e ri Bruno Kola

Njëkohësisht, është përzgjedhur edhe trajneri më i mirë i vitit për Sportklub Vllaznia dhe në bazë të vlerësimeve të bëra, këtë titull e ka marrë trajneri i mirënjohur i xhudos Anton Shkoza. Klubi shkodran dhe Bashkia Shkodër kanë akorduar këtë vit edhe një Mirënjohje për presidentin e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë, Lazer Matijën, i cili me ekipin e tij po thyen rekorde njëri pas tjetrit. Këshilltarët bashkiakë që i kanë nderuar këta sportistë me titujt përkatës kanë ngritur si shqetësim një mbështetje më të madhe për këta kampionë, mbështetje që e ka premtuar edhe vetë kryebashkiakja Ademi.

15820379_10212577613542107_94120812_n

Kryebashkiakja Voltana Ademi nderon basketbollistin Herion Faslija

Më shumë nga Miks Vendi