Kategoria Superiore

Vllaznia zyrtarizon blerjen e dytë në merkaton e dimrit

Klubi i Vllaznisë ka bërë blerjen e dytë në merkaton e dimrit. Pas firmës së Xhevahir Sukajt, shkodranët kanë siguruar sot edhe firmën e qendërmbrojtësit Sedat Berisha. 28-vjeçari është shqiptar nga Maqedonia dhe në të kaluarën ka veshur në një ndeshje fanellën e përfaqësueses së këtij vendi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa së fundmi ishte pjesë e klubit të Shkupit, ku ishte titullar në pjesën e parë të sezonit.

“E kam pritur me shumë kënaqësi ofertën për të ardhur në Shqipëri te Vllaznia, kjo skuadër me shumë emër dhe padyshim që do të përpiqem të jap më të mirën time. Vendi që ajo ka sot në renditje nuk i shkon për shtat dhe bashkë me të gjithë shokët e ekipit, do të bëjmë çmos që ajo të ngjitet në vendin që i takon”, – deklaroi Sedat Berisha pas firmës që e sheh pjesë të shkodranëve deri në fund të vitit 2018.

Më shumë nga Kategoria Superiore