Connect with us

Kupa e Shqipërisë

Volej/ Surpriza, Studenti kampion eliminohet nga Kupa

Studenti kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj është eliminuar sot nga Kupa e Shqipërisë, duke dorëzuar një nga trofetë fituar sezonin e kaluar. Skuadra që drejtohet nga trajneri sako u mund 3-1 nga Farka Volej, në ditën e dytë të eliminatoreve të Grupit A, që po zhvillohet në Tiranë. Në “Asllan Rusi”, skuadra e Farkës arriti një fitore me përmbysje ndaj Studentit, duke mposhtur një rival direkt dhe duke u kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Studenti fitoi 25-19 setin e parë, por po me këto shifra Farka fiton setin e dytë. Nën këtë ritëm, skuadra e trajnerit Bardhi fiton edhe dy setet e tjera e krejt sfidën 3-1, duke eliminuar kampionët.

partizani-studenti-volej-meshkuj

Nga takimi Partizani-Studenti ne kampionat

Farka Volej do të luajë nesër pasdite ndaj Partizanit kryesues të kampionatit për kreun e Grupit A. Të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri, që këtë sezon nuk kanë pësuar asnjë humbje, po sot fituan me lehtësi 3-0 ndaj Teutës, duke e eliminuar nga turneu. Një takim i komanduar nga skuadra kryeqytetase, që pati epërsi në të trija setet dhe fituar brenda 60 minutash. Ndeshja Studenti-Teuta nesër do të jetë thjesht për statistikë (kampionët përgatiten për takimin e kthimit në Europë), ndërsa sfida Farka Volej-Partizani pritet me interes, dy ekipe që edhe në kampionat kanë bërë paraqitje të mira.

KUPA E SHQIPËRISË – MESHKUJ, GRUPI A (TIRANË)

16 dhjetor, Studenti – Partizani, 0-3 (17-25, 15-25, 21-25)

16 dhjetor, Farka Volej – Teuta, 3-0 (25-12, 25-21, 25-14)

17 dhjetor, Partizani – Teuta, 3-0 (25-12, 25-14, 25-17)

17 dhjetor, Studenti – Farka Volej, 1-3 (19-25, 25-19, 25-17, 25-21)

Renditja: Partizani 4 pikë (2/0), Farka Volej 4 pikë (2/0), Studenti 2 pikë (2/0), Teuta 2 pikë (0/2).

18 dhjetor, Teuta – Studenti, ora 15:00

18 dhjetor, Farka Volej – Partizani, ora 17:00

Më shumë nga Kupa e Shqipërisë