• Volej/ Vllaznia në kërkim të lojtarëve të huaj

    Publikuar: 9 Jan 6:22

    Pas basketbollit edhe volejbolli i Vllaznisë duket se do të kapet nga “virusi i të huajve”. Drejtuesit e ekipit shkodran mësohet se kanë nisur përpjekjet e tyre për të gjetur ndonjë sportist cilësor që t’i plotësonte ato në rrugën drejt fitimit të titullit kampion dhe të Kupës së Shqipërisë. Por nëse, basketbolli ka zgjedhur amerikanë si përforcim, te volejbolli po ndiqet një strategji tjetër, për të gjetur lojtarë nga Ballkani. Vendet e rajonit kanë një nivel të lartë dhe kushtojnë më lirë. Po shihet mundësia për të marrë lojtarë nga Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia. Deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje të arritur por vetëm kontakte.

    Nga nje ndeshjes mes Vllaznise e Studentit ne volejboll

    Nevoja për përforcim është e domosdoshme te Vllaznia nëse ajo dëshiron të tentojë fitimin e dy trofeve. Kjo, pasi ekipet e tjera si Partizani, Teuta e Studenti, kanë filluar t’i bëjnë realitet blerjet e para në merkaton e dimrit. Shkodranët kanë vite që tentojnë fitimin e titullit, por asnjëherë nuk ia kanë arritur. Dhe, për ta bërë realitet këtë ëndërr, sivjet synohen përforcime, sepse kontigjenti aktual (vetëm me volejbollistë shkodranë) nuk mjafton për një gjë të tillë. Tashmë duhet pritur se çfarë do të ndodhë deri në fund të janarit, periudhë kur mbarojnë edhe lëvizjet e merkatos së dimrit.


    Lexo postimet e tjera

    Breaking