Volejboll

Volejboll: Më 1 tetor nis kampionati, ja skuadrat pjesëmarrëse

Më 1 tetor do të nisë Kampionati i 71-të Kombëtar i Volejbollit për meshkuj e femra. Kështu ka vendosur sot kryesia e Federatës Shqiptare të Volejbollit, që pasi ka mbyllur aplikimet për skuadrat pjesëmarrëse për sezonin e ri sportiv 2016-2017, ka hedhur edhe shortin

Më 1 tetor do të nisë Kampionati i 71-të Kombëtar i Volejbollit për meshkuj e femra. Kështu ka vendosur sot kryesia e Federatës Shqiptare të Volejbollit, që pasi ka mbyllur aplikimet për skuadrat pjesëmarrëse për sezonin e ri sportiv 2016-2017, ka hedhur edhe shortin. Në startin e sezonit të ri do të jenë 10 ekipe për meshkuj dhe 14 për femra. Ekipet e meshkujve do të jenë, ashtu si dhe vjet, në një grup të vetëm. Ndërsa 8 ekipet më të mira për femra do të luajnë në Grupin A1 dhe 6 skuadrat e tjera në Grupin A2. Një sezon që do të nisë më 1 tetor dhe pritet të përfundojë në prill, ndërkohë që në mes do të jenë edhe Kupa e Federatës dhe ajo e Shqipërisë.

Auto Draft

Nga ndeshja Teuta-Barleti Volej per femra

Ajo që bie në sy është se te meshkujt janë shtuar 3 skuadra: Partizani, Erzeni dhe Gramshi, duke e çuar në 10 numrin e ekipeve. Ndërsa te femrat numri i ekipeve nuk ndryshon. Kështu, ekipet pjesëmarrëse te meshkujt janë: Elbasani, Erzeni, Gramshi, Vllaznia, Studenti, Skënderbeu, Partizani, Tirana, Farka Volej dhe Teuta. Ndërsa te femrat ekipet pjesëmarrëse janë: Skënderbeu, Vllaznia, Teuta, Tirana, Elbasani, Partizani, Barleti Volej e Lushnja, që do të luajnë në Grupin A1. Ndërsa në Grupin A2 janë skuadrat e Studentit, Divjakës, Korabit, Apolonisë, Flamurtarit dhe Minatorit.

partizani volej ekip

Partizani ne volejboll per meshkuj qe debuton sezonin e ri

Meshkuj – Java e parë (1 tetor)

Elbasani – Erzeni

Gramshi – Vllaznia

Studenti – Skënderbeu

Partizani – Tirana

Farka Volej – Teuta

Grupi A1 Femra – Java e parë (1 tetor)

Skënderbeu – Vllaznia

Teuta – Tirana

Elbasani – Partizani

Barleti Volej – Lushnja

Grupi A2 Femra – Java e parë (1 tetor)

Studenti – Divjaka

Korabi – Apolonia

Flamurtari – Minatori

Më shumë nga Volejboll