Femra

Volejboll, Kombëtarja humbet 3-2 miqësoren me Malin e Zi

Kombëtarja e femrave në volejboll është mundur 3-2 në Budva të Malit të Zi, në ndeshjen miqësore që luajti dje në mbrëmje ndaj kombëtares vendase. Një përballje me interes mes dy ekipeve kombëtare, që zhvilluan një ndeshje të bukur dhe me rivalitet. Mali i Zi kaloi dy herë në epërsi, duke fituar 25-18 dhe 25-21 dy setet e para, por më pas erdhi reagimi i kombëtares kuqezi, që fitoi 12-25 dhe 18-25 dy setet e tjera. Për pasojë, gjithçka u vendos në setin final, fituar 15-12 nga malazezet.

Për kombëtaren kjo ndeshje ishte një test i mirë në prag të Ligës së Europës që nis më 9 qershor. Kombëtarja ka 10 ditë që ka nisur përgatitjet për këtë turne europian dhe kjo ishte miqësorja e parë e zhvilluar, ku trajneri Martiri pati mundësinë të shohë nga afër punën e kryer. Kombëtarja do të zhvillojë edhe një ndeshje të dytë miqësore, me Kosovën, në Gjilan dhe më pas do të kthehet në Tiranë. Ekipi nuk i është bashkuar ende organizatorja kryesore Cindy Marina, e cila do të jetë ditën e hënë në kryeqytet.

Nga miqesorja Mali i Zi – Shqiperi

Më shumë nga Femra