Connect with us

Femra

Volejboll, kombëtarja nis grumbullimin për Ligën Europiane

Një vit ka kaluar shpejt dhe kombëtarja e femrave në volejboll ka rinisur sërish aventurën e saj në përgatitjet për Ligën Europiane, turne që zhvillohet në qershor. Nën drejtimin e trajnerit Altin Martiri dhe ndihmësit të tij Roland Tarja janë grumbulluar volejbollistet kandidate të ekipit kuqezi, që do të tentojë ashtu si vjet të bëjë një paraqitje të mirë në fazën e grupeve. Shqipëria ndodhet në Grupin A, bashkë me Finlandën, Austrinë dhe Bjellorusinë. Puna për Europianin ka nisur dje pasdite në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ku shumica e volejbollisteve të grumbulluara kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, në bazë të planit të punës së përgatitur nga stafi drejtues. Grumbullim që vjen pas turneut miqësor që kombëtarja zhvilloi gjatë Vitit të Ri në Luksemburg, ku u tetuan mjaft vajza të reja.

Gjatë mbrëmjes, kombëtarja dhe stafi i saj, ka zhvilluar edhe një takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, që ka bashkëbiseduar me vajzat. “Unë jam shumë i kënaqur që jam sërish këtu mes jush, duke rinisur së bashku një tjetër aventurë të rëndësishme për volejbollin shqiptar. Unë besoj te kjo kombëtare, te ju vajza se do të dini të shpalosni sërish vlerat e volejbollit shqiptar, ashtu si një vit më parë. Madje unë besoj se mund të shkojmë edhe më tej, duke u kualifikuar për në fazën finale. Ne do të organizojmë në Tiranë ndeshjet e para dhe kjo do t’i shërbejë këtij qëllimi, që në të arrijmë të marrim maksimumin nga ky event. Unë besoj se edhe sportdashësit e shumtë dhe të zjarrtë të volejbollit shqiptar do të na mbështetin dhe përkrahim, ndërsa ne do t’ua shpërblejmë me fitore”, u shpreh gjatë takimit presidenti Erlind Pëllumbi.

Lista e kombëtares

1 – Erblira Bici (Itali)

2 – Sava Thaka (Poloni)

3 – Esmeralda Tuci (Partizani)

4 – Maria Sade (Greqi)

5 – Sara Hasku (Barleti Volley)

6 – Joana Kushi (Tirana)

7 – Ergysa Blloku (Partizani)

8 – Anxhela Dhëmbi (USA)

9 – Cindy Marina (USA)

10 – Amelia Qershia (Vllaznia)

11 – Arjola Prenga (Turqi)

12 – Denisa Ndriollari (Itali)

13 – Seda Arapi (Itali)

14 – Romina Matoshi (Teuta)

15 – Artiola Rexhepi (Teuta)

16 – Madona Ulaj (Itali)

17 – Denisa Marku (Itali)

18 – Amarilda Sijoni

19 – Xhozafa Sejfullai (Tirana)

20 – Enada Yzeiraj (Itali)

Stafi drejtues:

Gentiana Nicaj – Team Manager

Altin Martiri – Trajner

Roland Tarja – Ndihmës trajner

Kristina Marina – Ndihmës trajnere

Xhensika Shingjergji – Terapiste

Vasiliki Nenti – Scaut

Më shumë nga Femra