Volejboll

Volejboll, “Kupa e Flamurit”, transmetohet direkt në TeleSport (video)

Është kthyer në traditë tashmë, që në festat e nëntorit, Pavarësisë dhe Çlirimit, të organizohen aktivitete të shumta sportive dhe kulturore, për të nderuar këto dy data. Edhe Federata Shqiptare e Volejbollit ka vendosur të organizojë një aktivitet sportiv të pagëzuar me emrin “Kupa e Flamurit”. Ky event do të zhvillohet ditën e martë më 28 nëntor në pallatin e sportit “Feti Borova”.

Pjesëmarrës të këtij turneu sportiv do të jenë ekipet kombëtare të femrave dhe meshkujve në volejboll, që do të përballen me ekipet përfaqësuese homologe të Kosovës.

Emocionet e dy sfidave, që do të luhen përkatësisht në orën 16:00 ndeshja e femrave dhe në orën 18:00 ndeshja e meshkujve, do të përcillen live për të gjithë shikuesit në ekranin e “TeleSport”.

Ky event do të shërbejë si një urë lidhëse për të bashkuar dhe më shumë shqiptarët mesveti nëpërmjet sportit në ditë të rëndësishme historike të Kombit tonë.

Ndërkohë me rastin e ditës së Pavarësisë Kombëtare, janë parashikuar të organizohen dhe aktivitete të tjera sportive në vend, ku pjesëmarrës janë ekipe sportive nga Shqipëria dhe trevat shqipfolëse në rajon.

 

Më shumë nga Volejboll