• Volejboll: Liga Europiane, ja lista e kombëtares për meshkuj

    Publikuar: 6 May 4:49

    Pas përfundimit të kampionatit të volejbollit do të jetë radha e ekipeve kombëtare për të zbritur në parket, teksa gjatë qershorit do të luajnë në Ligën Europiane si ekipi i femrave ashtu dhe ai meshkujve. Trajneri i ekipit të meshkujve Jani Melka ka nisur menjëherë nga puna, duke përpiluar edhe listën e kandidatëve të ekipit kombëtar, që do testohen gjatë kësaj periudhe. Sipas një informacioni të bërë zyrtar nga Federata Shqiptare e Volejbollit, janë plot 27 volejbollistë që aktivizohen kryesisht në Shqipëri, por edhe në Greqi e Turqi, që do të grumbullohen së shpejti në Tiranë.

    Nga ndeshja Shqiperi-Bullgari e edicionit te kaluar te Liges Europiane

    Kombëtarja e meshkujve ndodhet në Grupin A, së bashku me Maqedoninë, Suedinë dhe Azerbajxhanin, ndërsa në Grupin B ndodhet ekipiet e Danimarkës, Ukrainës, Hungarisë dhe Izraelit. Ndeshja e parë e kombëtares do të jetë më 16 qershor, në Maqedoni ndaj kombëtares së Suedisë. Më datat 16-18 qershor do të luhen ndeshjet e para, në Maqedoni, ndërsa ndeshjet e kthimit të këtij grupi do të luhen më 23-25 qershor në Shqipëri. FSHV do të mirëpresë ndeshjet e kthimit për meshkuj, me shpresën që të kualifikojë kombëtaren për në finalet, që luhen më 1-2 korrik në Danimarkë. Ky është edicioni i dytë që kombëtaret e volejbollit, meshkuj e femra, marrin pjesë në Ligën Europiane, pas debutimit një vit më parë.

    Kombetarja e meshkuve, ne edicionin e kaluar te Liges Europiane

    Lojtaret e seleksionuar

    1 – Aldo Dashi (Erzeni)

    2 – Osman Qepa (Farka Volley)

    3 – Redjo Koçi (Farka Volley)

    4 – Amarildo Deliu (Farka Volley)

    5 – Italo Muslia (Greqi)

    6 – Ahilea Basi (Greqi)

    7 – Alvi Shurdhi (Greqi)

    8 – Gazmend Husaj (Turqi)

    9 – Enea Xhelati (Greqi)

    10 – Asmend Kula (Studenti)

    11 – Norgen Baruti (Studenti)

    12 – Anis Çullhaj (Studenti)

    13 – Ditmir Rrashketa (Vllaznia)

    14 – Anton Qafarena (Vllaznia)

    15 – Nikolin Qafarena (Vllaznia)

    16 – Renato Kola (Vllaznia)

    17 – Armando Gaxiri (Tirana)

    18 – Mario Gjoklaj (Vllaznia)

    19 – Adri Arapi (Partizani)

    20 – Ervin Çali (Partizani)

    21 – Eraldo Vora (Erzeni)

    22 – Ledion Martiro (Partizani)

    23 – Kristi Martiro (Partizani)

    24 – Klaudio Qerraxhia (Partizani)

    25 – Aldo Kupi (Studenti)

    26 – Kreshnik Malaj (Partizani)

    27 – Ledio Biduli (Teuta)

    [interaction id=”590de33d32e5cd871b2a03ac”]


    Lexo postimet e tjera